Në javën që lam pas rastet e reja me koronavirus kanë shtuar rritje të konsiderueshme, vetëm në tri ditët e fundit janë shënuar plotë 1747 raste, ndërsa kanë filluar edhe shqetësimet për shkak të klinikave që po mbushën me pacientë të infektuar me Covid-19, shkruan Gazeta Metro.
Nga dita e enjte e deri me sot janë shënuar plotë 1747 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 20 pacient.
Vetëm dje janë shënuar 592 raste që është një trendë shqetësues i ngritjes së rasteve të reja, ndërsa të premten ishin shënuar 564 dhe të enjten plot 591 raste.
Edhe pse rastet e reja po shtohen me një shifër shqetësuese, në Kosovë ende nuk ka arritur asnjë nga vaksinat anti-Covid, ndonëse ishte premtuar se që në muajin shkurt një numër i tyre do vinte në Kosovë.
Në prononcimin e fundit ,Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në mars do mbërrij kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 576 pacientë, prej tyre 9 janë në respiratorë, 24 janë në CPAP dhe 413 me oksigjen.
Duhet theksuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 72 mijë e 500 e me koronavirus, prej tyre 61 mijë e 685 janë shëruar.
Po ashtu ka edhe prej atyre që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Deri më sot numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 640.
Discussion about this post