Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se në pakon për zbatimin e programit për Rimëkëmbjes Ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.
Zemaj u bëri ftesë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta të vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Indeksonline.
“Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë”, shtoi ai.
Zemaj theksoi se Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tonë!./Indeksonline/
Discussion about this post